“Dita e të Vdekurve” një festë e hareshme në Meksikë

Festa meksikane “Día de los Muertos”, ose “Dita e të Vdekurve”, feston dhe nderon të vdekurit përmes një sërë traditash të ndryshme: altarë me fotografitë e tyre, një mori paradash e festash, dekorime me kafka dhe skelete, si dhe dhurata të shumta që lihen rrugëve ose në varreza.

Tradita është e gërshetuar me identitetin indigjen në Meksikë dhe vazhdon prej mijëra vjetësh. Në qendër të “Día de los Muertos” është familja, dashuria dhe kujtimi. Festa u shtua në listën e UNESCO-s në vitin 2008 dhe qyteti i San Miguel de Allende u cilësua si vendi ku festohet më mirë kjo ditë. Ky qytet piktoresk i njohur për arkitekturën shumëngjyrëshe, është gjithashtu një magnet për vizitorët dhe artistët.

Festimet zgjasin katër ditë dhe janë një shfaqje e vërtetë e historisë, artit, kulturës dhe ushqimit. Më 1 nëntor, njerëz të veshur me kostume të frikshme, të pikturuar në fytyrë me grim të rënduar, shëtisin nëpër rrugët me kalldrëm të San Miguel, duke përfunduar te katedralja e shekullit të 17-të në sheshin kryesor të qytetit.

Pavarësisht ngjashmërisë, “Dita e të Vdekurve” nuk është e lidhur drejtpërdrejt me Halloween. Sidoqoftë, afërsia e tyre kalendarike dhe festive shpjegon faktin pse edhe në SHBA, kjo festë po gjen përhapje të madhe, sidomos nga komunitetet meksikane që ruajnë ende traditat e tyre.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas CNN Travel, besimtarët e vërtetë dëshmojnë në atë ditë dashurinë dhe kujdesin për të dashurit e tyre të ndjerë. Altarët dhe faltoret mbushen plot me fotografi, dhurata dhe ushqime, çka e bën këtë festë të mos duket dhe aq e frikshme, por të mbledhë së bashku familjarë dhe miq.