Greta Lovisa Gustafsson ishte një nga yjet e filmit më të mirë të viteve 1920 dhe 1930. Greta Garbo është njëra ndër aktoret e para evropiane, e cila arriti të bëhet yll në Hollivud në fillim të viteve tridhjetë.

Në karrierën e saj më të suksesshme janë role të mëdha dramatike në filmat “Mbretëresha Kristinë”, “Ana Karenina”, “Grand hotel” dhe “Dama me kamelije”. Krahas roleve të saja ishte në qendër të vëmendjes edhe jeta e saj private.

Aktorja suedeze është përfolur për marrëdhëniet e saj të dashurisë, sidomos me gra të njohura të kohës.  Më 1954 shpërblehet me çmimin special Oskar për angazhimin e saj jetësor në kinematografi, çmim të cilin nuk e ka pranuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";