Antonio Vivaldi ishte një nga figurat muzikore më të mëdha të epokës baroke. Muzika e Vivaldit është inovatore, pasi ka thyer traditën në mënyrën e të kompozuarit. Ai përmirësoi strukturën e koncerteve, ku kërkonte kontraste harmonike, duke krijuar melodi dhe skema të reja interpretimi.

Vivaldi është pa dyshim një nga kompozitorët më të mëdhenj italianë dhe në krijimtarinë e tij rezultojnë mbi 500 koncerte, 46 opera, simfoni, 73 sonata.

Vepra e tij më e famshme është “Katër Stinët”, kompozuar në vitin 1723. Në thelb, ajo ishte si një poemë për natyrën, ku ai u mundua të realizonte tingujt e katër stinëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";