Franklin Delano Roosevelt udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Depresionit të Madh dhe Luftës së Dytë Botërore. Franklin ishte kushëriri i pestë i Theodore Roosevelt, Presidentit të 26-të SHBA. Ai rridhte nga një familje shumë e privilegjuar, kryesisht republikane, e cila kishte shumë të afërm me ndikim të madh në politikë dhe fusha të tjera.

Por Franklin ishte i pari demokrat në familjen e tij. Franklin Roosevelt u paralizua pas një goditjeje nga poliomieliti në vitin 1921, po e kapërceu aftësinë e tij të kufizuar dhe u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara për katër herë rresht. Ai shpëtoi demokracinë amerikane nga Depresioni i Madh, udhëhoqi aleatët në fitoren mbi diktatorët dhe do të mbetet i vetmi President, që ka shërbyer më shumë se dy mandate në krye të SHBA-së.