Marie Curie ishte kimiste dhe fizikane polake. Për punën e saj mbi radioaktivitetin ajo mori çmimin Nobel në fushën e fizikës si dhe të kimisë.

Nobelistja Mari Kyri është gruaja e parë që fitoi doktoraturë në fizikë, e para grua që ka marrë dy çmime “Nobel”, një i ndarë me burrin e saj Pier Kyri, profesoresha e parë në Sorbonë dhe e para që u fut në Panteon më 20 prill 1995.

Jo rrallëherë nobelistja është etiketuar edhe si feministe. Puna e saj mbi poloniumin dhe radiumin bëri histori dhe përfundoi duke u mbyllur gojën atyre që e kishin sulmuar pandershmërisht. Me 1894 ajo u diplomua gjithashtu për matematikë.

Në këtë kohë shkencëtari Pierr Kyri, hyri në jetën e saj. Një vit me vonë, në korrik 1895, ajo dhe Pier u martuan dhe Maria solli në jetë 2 vajza. Vdekja e saj, në korrik 1934, ndodhi nga një anemi aplastike shkaktuar nga rrezet e radioaktivitetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";