Giuseppe Tornatore është një regjisor, skenarist, producent filmi Italian, i cili ka fituar një Oskar në vitin 1990, në moshën 33 vjeçare, për filmin e tij “Nuovo Cinema Paradiso”. Ai lindi më 27 maj 1956 në Bagheria në ishullin e Siçilisë, të cilit më vonë do t’i kushtonte filmin “Baaria”.

Tornatore konsiderohet si një nga regjisorët më të mirë bashkëkohorë të kinemasë italiane dhe çdo film i tij vlerësohet si një ngjarje në kinematografi. Ai fitoi famë botërore për filma të tillë si: “Legjenda e Pianistit”, “Malena”, “Baaria” e shumë të tjerë.

Në shumicën e filmave të tij ai ka bashkëpunuar me kompozitorin Italian Ennio Morricone, me të cilin pati një miqësi të ngushtë dhe i kushtoi edhe një film dokumentar pas vdekjes së tij. Në vitin 2010 Torantore laureohet me çmimin Honoris Causa për kontributin në televizion dhe kinema, dhënë nga Unversiteti i Milanos.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";