Alfred Hitchcock ishte regjisor dhe producent filmi, shkrimtar i librave me temë kriminalistike dhe horror. Ai cilësohet si mjeshtri i vërtetë i trillerave. Hitchcock ishte i pari që krijoi në filmat e tij, një atmosferë pritjeje ankthi dhe tensioni të pakuptueshëm.

Ndër to janë disa nga filmat më të shquar, që merituan vlerësime dhe çmime të larta nga Akademitë e filmit. Karriera e kinamatografike e Hitchcock filloi në vitin 1920.