minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Dita Jonë” kujton sot vrasjen e John F. Kennedy, vrasja e katërt presidenciale në SHBA

0

Më 22 nëntor 1963, presidenti i SHBA-së Xhon Kenedi u vra nga Li Harvi Osvald, gjatë kohës që udhëtonte në një makinë të hapur me gruan e tij Zhaklin, gjatë një vizite në Dallas.

Kenedi ishte vetëm 46 vjeç dhe pavarësisht punës së disa komisioneve hetimore mbi vrasjen e tij, ende ka shumë dritëhije. Por çfarë dimë realisht mbi vrasjen e Kenedit?

Ajo e Xhon Kenedit nuk ishte vrasja e parë presidenciale në historinë e SHBA-së, por e katërta, në më pak se 200 vjet të historisë kombëtare.

Përmes një deklarate për mediat, shefja e informacionit të CIA-s, pati deklaruar dikur se agjencia ka rreth 1.100 dokumente mbi atentatin që mbahen ende sekret. Asnjë nga këto dokumente nuk është parë ndonjëherë nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Advertisement

Dritarja e librarisë së Teksasit në Dallas, nga e cila Osvald qëlloi Kenedin, u çmontua dhe më pas u nxor në shitje në e-Bay, ku një blerës misterioz kishte ofruar ta blinte për 3 milionë dollarë. Gjithsesi më vonë u zbulua se ky lajm, ishte një i pavërtetë.

Fustani që kishte veshur Xheki Kenedi ditën e vrasjes, u mor nga detektivët dhe u vendos në arkivin kombëtar, ku qëndron edhe sot… pa u larë asnjëherë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit