“Do të dhurojë para deri sa të boshatiset kasaforta”. Këto ishin fjalët e Mac Kenzie Scott në 2019 dhe shumë pak i besuan. Kjo sepse 51-vjeçarja është një nga gratë më të pasura në botë, dhe në kasafortën e saj ndodheshin në atë kohë rreth 68 miliardë dollarë.

Por mesa duket ajo po e mban premtimin e saj, të formalizuar nga nënshkrimi i iniciativës Giving Pledge, ku disa nga më të pasurit e globit, duke filluar nga ish-çifti Bill dhe Melinda Gates, kanë deklaruar se do të dhurojnë gjatë jetës së tyre pjesën më të madhe të pasurisë së tyre marramendëse.

Ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazon Jeff Bezos, ka dhuruar rreth 8 miliardë dollarë, 2.7 miliardë vetëm në orët e fundit

Deri më tani, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazon Jeff Bezos, ka dhuruar rreth 8 miliardë dollarë, 2.7 miliardë vetëm në orët e fundit. Sipas burimeve, përfituesit janë 286 organizata që operojnë kryesisht në fushën e barazisë gjinore dhe raciale, por edhe në art dhe universitete.

“Dëshiroja t’u dhuroja atyre që deri më tani kanë patur financime të pakta”, deklaroi ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pavarësisht dhuratave marramendëse, zonja Scott mbetet sërish personi i 22-të më i pasur në botë, me një pasuri rreth 59.5 miliardë dollarë. Kasaforta e saj kërkon shumë kohë për t’u boshatisur.