Amsterdami, i njohur si Sodoma e ditëve moderne, duket se nuk do të zgjasë dhe për shumë kohë kështu.

Bashkia e kryeqytetit holandez po planifikon që njëherë e mirë të mbyllë distriktin me Drita të Kuqe, një atraksion për miliona turistë çdo vit.

Së fundmi, është prezantuar në këshillin bashkiak projekti për ndërtimin e një qendre erotike 5 katëshe me qëllim zhvendosjen e gjithë punonjësve dhe frekuentuesve të lagjes së Dritave të Kuqe .

Ndërtesa 5000 metra katrorë do të ndërtohet në rrethina dhe do të përmbajë dyqane erotike, 100 dhoma të vogla, 2 lokale dhe klube strip.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkia po kërkon një partner privat për këtë projekt, i cili ka si synim të zhvendosë fokusin nga seksi dhe droga dhe për ta bërë Amsterdamin më të jetueshëm për banorët e tij.