Duke marrë rreze dielli, Ivanka Trump fotografohet për herë të parë pas largimit nga Uashingtoni

Ivanka Trump, e bija e ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, janë fotografuar për herë të parë që kur u larguan nga Uashingtoni.

Ish-këshilltarët presidencialë dhe tre fëmijët e tyre kaluan javën e kaluar në lagjen Surfside të Miamit, ku ata kanë marrë me qira një godinë luksoze.

Jared dukej i përqëndruar në celularin e tij, Ivanka shfletonte një libër, ndërsa fëmijët e tyre luanin me njëri-tjetrin.

Javën e kaluar u zbulua se çifti pa të ardhurat e tyre personale të binin më shumë se 20% gjatë vitit të fundit të ish-presidentit Donald Trump në detyrë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata raportuan një rënie prej 36 milionë dollarësh nga një vit më parë, sipas Bloomberg.

Raporti zbulon se Ivanka dhe Jared kanë humbur terren ekonomikisht si rezultat i roleve të tyre të diskutueshme në administratën e Trump gjatë muajve të tij të fundit të trazuar në detyrë. Çifti gjithashtu është ndikuar financiarisht nga pandemia e vazhdueshme e koronavirusit, pasi të dy kanë biznese turizmi dhe hotelerie, sektorë të cilët janë goditur rëndë gjatë 11 muajve të fundit.