Salsiçe, proshuta, sallame të ndryshme, janë padyshim gatime të shijshme, por kushdo e “nuhat” që një përdorim i shpeshtë i tyre nuk këshillohet dhe as nuk është i mirë për shëndetin. Por tani kemi edhe të dhëna konkrete për rrezikshmërinë e tyre në përditshmëri.

Sipas një studimi  kanadez, i drejtuar nga McMaster University dhe i kryer mbi 134 mijë persona në 21 vende të ndryshme të botës, personat që konsumojnë të paktën 150 gram mishi të përpunuar, pikërisht si produktet e mësipërme.

Kjo sasi përkon me dy salsiçe në javë, një sasi që për shumë persona nuk është e shumtë, por studimi tregon se sasia mjafton për të rritur me 51% rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe vdekjeve të parakohshme.  

Sipas American Society for Nutrition, enti më i rëndësishëm në SHBA në fushën e të ushqyerit, produkte të tilla nuk duhet të shmangen totalisht, edhe pse përbëjnë pjesë e rëndësishme të vakteve në Shtetet e Bashkuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studimi, i quajtur PURE, është i pari që ka në objektiv pasojat në shëndet të ushqimeve të përpunuara nga ato natyrale. Në vrojtimin dhjetëvjeçar, studiuesit nuk kanë gjetur ris qe të larta për zemrën në përdorimin e moderuar të mishit të papërpunuar, ndërkohë që në atë të përpunuar diferencat ishin të mëdha.