minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

E mbajtën në kuzhinë për vite me radhë, vazoja e rrallë shitet për 1.8 milionë dollarë

0
E mbajtën në kuzhinë për vite me radhë, vazoja e rrallë shitet për 1.8 milionë dollarë

Një vazo e rrallë kineze që daton nga shekulli i 18-të, është shitur për gati 1.8 milionë dollarë në ankand.

Artefakti blu i larë në ar, u vlerësua fillimisht në vlerën e 186,000 dollarëve, sipas Dreweatts, shtëpia angleze e ankandit që finalizoi shitjen.

Shitësi e trashëgoi vazon nga babai i tij, një kirurg, i cili e bleu atë në vitet 1980 për disa qindra paund. Por ai nuk ishte në dijeni të vlerës së vazos dhe kështu e mbajti në kuzhinë për shumë vite, derisa u pikas rastësisht nga një ekspert.

E gjatë dy metra dhe prej porcelani, vazoja është e zbukuruar me gjashtë karaktere, karakteristikë e epokës Qianlong (1736-1795). Detajet e argjendta lidhen me taoizmin, një filozofi e së cilës Perandori Qianlong ishte një besimtar.

Advertisement

Kjo vazo mendohet të jetë krijuar për oborrin e perandorit Qianlong – perandorit të gjashtë të dinastisë Qing. Ajo që e bën këtë vazo edhe më të bukur, janë nuancat blu të kobaltit, të realizuara në nxehtësi shumë të lartë.

Emri kinez për këtë lloj vazoje është “tianqiuping”, që përkthehet në “vazo e globit qiellor” dhe përshkruan formën e saj sferike. Dreweatts tha se nuk ka pasur asnjë vazo tjetër “tianqiuping” të dokumentuar me të njëjtat modele në ar dhe argjend, duke e bërë atë jashtëzakonisht të rrallë.

Mark Newstead, një konsulent specialist për qeramikën aziatike dhe veprat e artit në Dreweatts, është shprehur se ofertat për këtë vazo erdhën nga Kina, Hong Kongu, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Rezultati tregon kërkesën e lartë për porcelanin më të mirë të prodhuar ndonjëherë në botë. Ne jemi të privilegjuar që e kemi shitur në Dreweatts”

Advertisement

Mark Newstead, specialist në vepra

Kujtojmë se viteve të fundit, një numër i konsiderueshëm i objekteve të tjera të rralla janë gjetur nga errësira dhe janë shitur për çmime marramendëse.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit