E mbrojtën nga nazistët dhe e ushqyen, 90-vjeçari i dhuron pasurinë e tij banorëve të qytezës

Ishte një djalë i ri, pothuajse 18-vjeçar, Eric Scwam, kur pas një udhëtimi të gjatë dhe plot të panjohura, u gjet në një qytezë karakteristike, buzë lumit Luar, pas muajsh që i shpëtonte kërkimeve të nazistëve.

Banorët e Chambon sur-Lignon e fshehën , e veshën dhe e ushqyen, atë dhe familjen e tij, por edhe rreth 2500 hebrenj të tjerë, të ardhur në atë zonë nga viti 1943 deri në përfundimin e luftës.

Eric mbeti në qytezë deri në vitin 1950, dhe më pas gjurmët e tij humbën nga Chambon sur-Lignon, për t’ u përqendruar në Austri, ku ai arriti të mbledhë një pasuri domethënëse.

Gjesti human i shpëtimit të rreth 2500 hebrenjve është mburjja më e madhe e qytezës franceze

Por ai asnjë herë nuk  e kishte harruar qytezën që i dha një jetë të dytë, dhe kishte përcaktuar me kohë se një pjesë e madhe e  pasurisë së tij do t’i shkonte pikërisht atij komuniteti aq mikpritës. Eric e mbajti fjalën, në testamentin e lexuar pas vdekjes së ndodhur ditën e Krishtlindjeve.  

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shifrat ekzakte nuk tregohen nga autoritetet lokale, por kryetarja e Bashkisë flet për “një shifër të madhe për ne”. Një shifër që i kalon 2 milionë eurot, siç rrëfehet edhe nga personat që kishin folur personalisht muajt e fundit  me plakun mirënjohës.

Kushti i vetëm i tij ishte që paratë të shkonin në projekte që mund të ndihmojnë të rinjtë dhe komunitetit që i shpëtoi jetën dikur.