A jeni ju një nga ato njerëzit që nuk orientoheni dot në hartë? Kjo nuk është një shenjë që po “humbisni mendjen”, por e ka përgjigjen shumë më thellë nga sa e mendoni ju! Pikërisht te e kaluara juaj!

Sipas hulumtimit të fundit nga shkencëtarët britanikë dhe francezë të botuar në Nature, të qenit i rritur në fshat dhe periferi ju ka bërë që të keni një sens orientimi më të mirë në krahasim me qendrat e mëdha urbane ku rrugët formojnë një rrjet që shkojnë në kënde të drejta ndaj njëri-tjetrit dhe me tabela që ju ndihmojnë që të shkoni në destinacion.

Në studim, rreth 400,000 pjesëmarrës nga 38 vende duhej të lundronin varkën e tyre në një mjedis dixhital për të gjetur të gjitha pikat e kontrollit që ishin shënuar në hartë. Bëhet fjalë për Sea Hero Quest, një lojë smartphone e zhvilluar për kërkimin e Alzheimerit.

Performuesit më të këqij ishin njerëzit që u rritën në megaqytete si Çikago dhe Nju Jorku, në krahasim me qytetet si Praga ku rrugët nuk janë të vendosura sipas një modeli rrjetëzuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";