Edhe Planeti i Kuq është solidarizuar me Tokën dhe ka përqafuar plotësisht shpirtin e Krishtlindjes, në mënyrën e vet. Anija kozmike e ESA-s Mars Express fotografoi siluetat e kuqërremta të një engjëlli dhe një zemre jo shumë larg polit jugor të Marsit. Ngjyra që përputhet në mënyrë të përsosur me atmosferën e këtyre ditëve, është rezultat i përbërjes së dunave marsiane, të pasura me piroksen dhe olivinë, minerale me ton të errët që gjenden gjithashtu edhe në shkëmbinjtë tokësorë.

Në të vërtetë është stina e verës, në hemisferën jugore të Marsit dhe rajoni i polit të jugut që është i mbuluar zakonisht nga një akull i trashë 1.5 km, tani po përshkon një fazë të lartësimit: dioksidi i karbonit i ngrirë i cili përbën shpesh akujt polarë, po kalon drejtpërdrejt nga gjendja e ngurtë në atë të gaztë. Ky proces periodik, i cili gjithashtu ndodh edhe në planetët e tjerë të Sistemit Diellor, krijon gropa lartësimi, domethënë “xhepa të zbrazët” në sipërfaqen e planetit.

Një engjëll nuk do të ishte i plotë pa aureolën, ajo e siluetës marsiane ishte gdhendur nga një krater, i cili bëri të dukshëm poshtë shtresëzimin e plotë të tokës marsiane. Konturet e zemrës theksohen nga një pjerrësi e madhe e krijuar nga një proces eroziv, dhe bëhen edhe më të dukshme nga kontrastet kromatike. Origjina e materialit më të errët të shpërndarë në të gjithë sipërfaqen e Marsit nuk është e qartë. Mund të jetë formuar falë proceseve antike vullkanike. Ndikimet e asteroideve dhe erozioni mund ta kenë zbuluar atë, dhe erërat marsiane mund të kenë mbushur sipërfaqen.

“Pëlhura” rreth dy figurave nuk është e bardhë. Në të majtë të engjëllit duken gërvishtjet e lëna në sipërfaqen e Marsit nga djajtë e rërës, tornadot kolosale të lidhura me temperaturën e tokës që godasin planetin dhe ngrenë material nga tokë për ta transportuar diku tjetër. Në të djathtë ne shohim vrimat e lëna nga procese të tjera më të vogla të lartësimit. Disa muaj më parë, në këtë zonë të Marsit u gjetën të dhëna për praninë e tre liqeneve gjigandë të ujërave të kripura nën sipërfaqe, që i shtohen një tjetër rezervuari kolosal nëntokësor të zbuluar në 2018.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";