Falë tabloidëve britanikë, ne dimë gjithçka për mbretëreshën Elizabeth. Dimë se cilat janë pjatat e saj të preferuara, siç quhet ajo nga nipërit e mbesat e saj, madje edhe që ka McDonalds-in e saj. Por ka një gjë që ne ende nuk e dinim për Madhërinë e Saj.

Së fundmi, është zbuluar se mbretëresha Elizabeth ka një pasion të fshehtë dhe nuk bëhet fjalë as për koleksionimin e veprave të çmuara të artit dhe as blerja e pjesëve të rralla dhe unike të stilistëve apo verërat e cilësisë së mirë.

Në një moment të rrallë kur u hap për jetën e saj private, mbretëresha tha se ëndrra e saj ishte të merrej me gjimnastikë. Dhe këtë pasion të fshehtë ia zbuloi kampionit olimpik anglez Tom Daley, i cili tha:

“Madhëria e saj e krahasoi gjatësinë e saj me atë të atletëve të tjerë në dhomë. Dhe duke qenë se unë dhe sportistët e tjerë jemi mjaft të vegjël, mbretëresha bëri shaka me ne duke thënë: “Ndoshta duhet të provoj gjimnastikën. Do të doja shumë”. Ajo ishte shumë e emocionuar që ishte e përfshirë në këtë sport.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Monarkja e kishte zbuluar më herët pasionin e saj për gjimnastikën në vitin 2017, kur ia tregoi kampionit olimpik të MBE, Max Whitlock.