Fëmijët e elitës së Kremlinit debutojnë në ballon vjeneze

Qindra të rinj e të reja bënë debutimin e tyre në ballon vjeneze, që organizohet çdo vit në Moskë.

Në këtë event marrin pjesë vajza të familjeve të pasura dhe njerëzve të famshëm. Për shembull, në vitin 2015 ishte e pranishme Yelizaveta Peskova, vajza e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov; në 2018 ishte Leonela Manturova, vajza e ministrit të Industrisë dhe Tregtisë, Denis Manturov; në 2019 ishte Anastasia Chernomyrdina, stërmbesa e ish-kryeministrit Viktor Stepanovich Chernomyrdin.

Çdo i ri që debuton në ballon e madhe kalon në një proces rigoroz përzgjedhjeje, që përfshin testime mbi gjuhët e huaja, mënyrën e sjelljes dhe pamjen e jashtme. Më pas, 100 fatlumët marrin kurse kërcimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";