Fëmijët e pasur të Kremlinit, luks në shtetet e përbuzura nga prindërit e tyre

Ata jetojnë në një botë me avionë privatë, apartamente parizianë, pushime në resorte skish austriake dhe shkollim në universitetet elitare të Londrës apo Nju Jorkut. Prindërit e tyre zotërojnë prona në rrugët më të famshme të kryeqyteteve europiane. Rrjetet e tyre sociale janë të mbushura me rroba firmato dhe evente me tapet të kuq.

Po flasim për fëmijët e pasur të Kremlinit.

Ndërkohë që prindërit e tyre sulmojnë dhe përbuzin Perëndimin, fëmijët rriten në qytete perëndimore.

“Kemi të bëjmë me hipokrizi ekstreme. As nuk e shikojnë kontradiktën. Ata mendojnë se ka një rivalitet Rusi-SHBA, por kjo nuk i pengon që djemtë e vajzat t’i arsimojnë në SHBA”, tha për CNN profesori i Universitetit të Kalifornisë, Daniel Treisman.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke u bazuar në postimet e rrjeteve sociale dhe të dhënat e pronave të paluajtshme, Fondacioni Anti Korrupsion zbuloi se familjarët e Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, zotërojnë automjete luksoze dhe shtëpi të shtrenjta në të gjithë botën, përfshi edhe në Francë.

Pasuria e pashpjegueshme e familjeve pranë Putinit, sipas ekspertëve, vjen nga kleptokracia.

“Kleptokracia është një qeveri e komanduar nga hajdutët, ku politikat dhe vendimet merren në interes të këtyre hajdutëve”, shprehet profesori Jodi Vittori.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";