Shtëpia italiane e modës, Fendi, tërhoqi sërish vëmendjen me origjinalitetin dhe elegancën e krijimeve të saj, në Javën e Modës në Paris.

Koleksioni i ri i brendit luksoz dallonte nga një gamë ngjyrash kryesisht neutrale, ku mbizotëronte e bardha dhe kremi. Vëmendje të veçantë morën elementë të tjerë fin si qëndisja e luleve dhe apo fustanet e tejdukshme.

Stilisti Kim Jones tha se ai u frymëzua në skenat e regjisorit italian të filmave Pier Paolo Pasolini, ku gjen një lidhje mes antikes dhe modernes.

“Pasolini vëzhgoi Romën të bëhej moderne, dhe kjo është ajo që është interesante për mua: lidhja e epokave, e vjetra me të renë, e kaluara me të tashmen,” tha Jones në një deklaratë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Modelet e përzgjedhura, mes të cilave Kate Moss dhe vajza e saj Lila Grace, prezantuan fustane të qëndisura, fustane sateni, të tejdukshme, me dantella apo pallto me printime si dhe kostume mashkullore që thyheshin nga eleganca e luleve të punuara me aq elegancë.