
Një vajzë koreano-jugore është vënë në lojë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale për shkak të fotove shumë të përpunuara që poston.
Influencerja Shashaeile është bërë e famshme për “selfie”-t e saj me Photoshop, gjë që ka bërë 800.000 ndjekësit e saj të Instagramit që të tallen me postimet.
“Gota e verës duket shumë e madhe dhe e rëndë për të. Kujdes se mos biesh brenda”, lexohet në një koment.
Një koment tjetër ironizon: “Sa natyrale dhe e vërtetë që është. E dua shumë këtë vajzë”.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Dua me të vërtetë ta shikoj se si do të duket pa filtra dhe pa përpunim”, komenton një tjetër.
Ka edhe nga ata ndjekës që dyshojnë se kjo vajzë është e vërtetë, duke thënë që është thjesht krijim i inteligjencës artificiale.