Franca u kthen trashëgimtarëve të familjes hebreje pikturën e Klimt, të shitur me detyrim gjatë nazizmit

Franca do t’u kthejë një pikturë të artistit Gustav Klimt trashëgimtarëve të një familje hebreje që detyruan të shesin veprat e artit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Piktura, e blerë nga shteti francez në 1980, po mbahej në Musée d’Orsay të Francës, një nga muzetë kryesorë të Parisit. Më parë piktura i përkiste Nora Stiasny, e cila jetonte në Purkersdorf, afër Vjenës në Austri.

Austria u aneksua nga nazistët në 1938 gjatë Anschluss. Prona e Stiasny-s u konfiskua gradualisht dhe në gusht të atij viti, ajo u detyrua t’i shiste një të njohuri pikturën e saj, që tani mban titullin  “Rosiers sous les Arbres”, me një çmim të reduktuar, tha ministrja e kulturës e Francës Roselyne Bachelot.

Në prill 1942, Stiasny dhe nëna e saj, Amalie, u dëbuan dhe u vranë në Poloninë e pushtuar nga nazistët, në geton e Izbica ose në kampin e afërt të shfarosjes Belzec, tha Bachelot. Burri i Stiasny, Paul, dhe djali i tyre, Otto, u dëbuan në kampin Terezin afër Pragës dhe më pas në Auschwitz.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitin 2019, Ministria e Kulturës e Francës u përpoq të identifikonte veprat e vjedhura në koleksionet e saj.

Bachelot tha se, pas një procesi të gjatë për të identifikuar pronarët origjinalë të artit, piktura do të kthehej te pasardhësit e Stiasny. Ajo shtoi se kthimi i pronës së konfiskuar hebraike ishte detyrë e  Francës.

“Vendimi që morëm është padyshim një vendim i vështirë. Do të thotë të nxjerrësh nga koleksionet kombëtare një kryevepër, që është për më tepër piktura e vetme e Gustav Klimt që zotëronte Franca,” tha ajo.

“Ne e dimë që përndjekja e hebrenjve ka marrë shumë forma. Shumë shpesh, para eliminimit metodik, para shfarosjes, kishte vjedhje të mallrave të hebrenjve, të urdhëruar të braktisnin gjithçka.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lindur në Austri në 1862, Klimt ishte një nga anëtarët themelues të shkollës së pikturës të njohur si Seksioni i Vjenës, një grup artistik avangardë në fund të shekullit.

Artisti është më i njohur për pikturën e tij “Puthja”, një nga veprat më të njohura në botë.