
Shtëpia e një çifti kroat është shkrumbuar nga zjarri që u shkaktua nga një defet elektrik në furrë, por, byreku që ishte në këtë furrë, çuditërisht nuk u dogj.
“Kisha vënë byrekun me kungull për t’u pjekur. Nuk e gjeti gjë, vetëm se u poq pak më shumë”, tha Nada Vidović, zonja e shtëpisë.
“Zjarri filloi papritur. Ne kishim frikë nga një shpërthim dhe u larguam me shpejtësi nga shtëpia, duke mos marrë asgjë me vete”, shtoi ajo.
Advertisement