
Dhjetëra garues “të paligjshëm” kanë shkaktuar kaos në Londrën qendrore pasi në orët e para të mëngjesit me makinat e tyre Maserati dhe Mercedes të modifikuar organizuan gara ilegale përgjatë rrugës Pall Mall.
Jeta për banorët në këtë lagje është bërë e padurueshme prej muajsh pasi 50 deri në 100 makina zbresin në Waterloo Place në Westminster çdo fundjavë, ku shoferët kryejnë manovra nga më të frikshme dhe tregojnë forcën e motorëve të tyre.
Pamjet e xhiruara nga kamerat e sigurisë tregojnë makina teksa djegin gomat përpara se të shpejtojnë përgjatë Pall Mall, vetëm një milje nga Pallati i Buckingham.
Advertisement