Gatimi më i gjatë në histori hyn në Librin e Rekordeve Guinness

Bota ka një kuzhinier maratonomak të ri. Bëhet fjalë për nigerianen Hilda Baci, e cila ndezi vatrat e sobës në 11 maj, në orën 4 pasdite, dhe gatoi pa pushim për 100 orë radhazi, duke përfunduar në 15 maj.

Baci kishte si qëllim që të thyente rekordin e mëparshëm, që mbahej nga Lata Tonton, me 87 orë e 45 minuta.

Rekordi i ri u vendos në Lagos të Nigerisë dhe kuzhinierja gatoi qindra vakte. Çdo orë, Baci kishte vetëm 5 minuta pushim, sipas “Associated Press”.

Në iniciativën e saj ajo u shoqërua nga miq, personazhe të famshëm vendas dhe zyrtarë qeveritarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";