Një gjirafë e zemëruar ndoqi një kamion turistësh, në një rezervuar natyror në Masai Mara Game Reserve, Kenia.

27- vjeçari, Dicken Muchena, ishte në një turne në xhungël më 9 dhjetor kur vuri re se një gjirafë e madhe po shkonte drejt makinës së tyre.

Videoja tregon momentin tronditës kur Dicken, një mësues dhe fotograf, u trondit kur pa gjirafën, e cila u afrua aq shumë saqë “pothuajse shkeli makinën e tyre”.

Për fat të mirë askush nuk u dëmtua por Dicken e përshkroi përvojën si të frikshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjirafa në fillim dukej e padëmshme, por papritmas u bë agresive dhe na dëboi nga habitati i saj natyror. Ajo madje u përpoq të bllokonte daljen tonë, por ne arritëm të largoheshim. Ishte sigurisht një aventurë e frikshme.”

https://a2news.com/wp-content/uploads/2020/12/1.mp4