Gjyshja 61-vjeçare dhe burri i saj 24-vjeçar duan të bëhen me fëmijë

Një grua 61-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 24-vjeçar po planifikojnë të bëhen me fëmijë, që do të ishte i pari si çift, me anë të një nënë surrogate.

Gruaja i ka 7 fëmijë dhe 17 nipër e mbesa, por dëshiron që të ketë edhe një tjetër me burrin e saj 37 vjet më të ri. Ata janë takuar në vitin 2012, kur punonin të dy në një “fast food”, kur ai ishte 15 vjeç. U martuan vetëm vitin e kaluar dhe tani po mendojnë të krijojnë familje, por kanë kushte për nënë surrogate.

“Po kërkojmë një nënë që është e gatshme të firmosë një kontratë ku të mos kërkojë të takojë në të ardhmen fëmijën”, thotë Quran dhe Cheryl.

Vetëm disa javë pasi nisën të dilnin bashkë, ata u futën në TikTok dhe nisën të hidhnin video të ndryshme, duke u bërë shumë të famshëm në këtë rrjet social. Dasma e tyre u transmetua “live” dhe u pa nga mijëra njerëz.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, kanë hapur edhe një llogari në Only Fans.