Gruaja e Michael Schumacher nxjerr në shitje “folenë e tyre të dashurisë” për 5 milionë paund

Gruaja e Michael Schumacher ka nxjerrë në shitje vilën e tyre në Liqenin e Gjenevës për 5 milionë paund.

Corinna dhe burri i saj e kishin blerë pronën “Sur le Moulin” në vitin 2002 kur Michael ishte gati të fitonte titullin e tij të pestë botëror F1.

Vila antike prej 20,000 metra katrorë e familjes Schumachers u kthye në një fermë gjigante kuajsh dhe është konsideruar si “foleja e dashurisë” së çiftit.

Schumacheri bëri një aksident të rëndë duke bërë ski në Francë në vitin 2013. Gjendja e tij shëndetësore mbetet sekret dhe të paktë janë ata persona jashtë familjes që mund të vizitojnë ish-pilotin e Ferrarit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";