Gruaja merr shpatën samurai dhe thuajse vret njërin nga grabitësit që i hyri në shtëpi

Miriam Carrington dhe bashkëshorti i saj ndodheshin në shtëpi, kur një grup grabitësish me maska tentuan t’i vidhnin makinën e tyre 40 mijë dollarëshe dhe sende të tjera me vlerë .

Në këto momente i shoqi i kërkoi të fshihej në tualet dhe të telefononte policinë, por 56-vjeçarja u ngjit në dhomën e gjumit dhe mori një shpatë samurai që e kishin blerë para disa vitesh në internet.

Carrington tha se e mori atë thjesht sa për t’i trembur hajdutët, por njëri prej tyre u plagos rëndë pasi tentoi t’ia rrëmbente nga duart.

Sipas mjekëve, grabitësi rrezikoi të vdiste nga gjakderdhja, ndërsa ka humbur përgjithmonë ndjeshmërinë e duarve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Miriam iu tha gjykatësëve se ajo nuk dinte si ta përdorte shpatën, por çdo veprim që bëri në gjaknxehtësi e sipër, e kishte parë në filmin “Kill Bill”.

“Unë isha vërtet e frikësuar, por nuk kisha asnjë ide se tehu ishte aq i mprehtë dhe nuk mendoja se ai do të tregohej aq budalla sa të kapte tehun”, tha ajo, teksa shtoi se nuk e kishte përdorur shpatën kurrë si një armë, por thjesht si një simbol të kulturës japoneze.

56-vjeçarja u lirua nga akuzat pasi sulmi u konsiderua si vetëmbrojtje, ndërsa të rinjtë u fuën në burg.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";