Hante vetëm fruta, fara luledielli dhe smoothie, vdes në moshën 40-vjeçare influencuesja vegane

Një influencuese ruse ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, për shkak të dietës së saj vegane. Mediat bëjnë të ditur se rusja Zhanna Samsonova ndoqi për 4 vjet një dietë me mungesë kalciumi dhe vitamine D.

Për katër vjet, ajo jetoi vetëm me “fruta, fara luledielli, smoothie frutash dhe lëngje”, duke u bërë e njohur si ndikuesja kryesore vegane në rrjetet sociale. Por një dietë e ulët në lëndë ushqyese të rëndësishme dhe e mangët në kalcium dhe vitaminë D e çoi në vdekjen e saj. Ajo ndërroi jetë në Malajzi, ku po ndiqte një dietë të bazuar në fruta ekzotike.

Miqtë dhe familja njoftuan vdekjen e saj më 21 korrik. “Ajo vdiq nga uria”, pohon një mikeshë e saj, ndërsa nëna e saj flet për “një infeksion të ngjashëm me kolerën”. Megjithatë, shkaku zyrtar i vdekjes së saj nuk është bërë i ditur.

Ndikuesja vegane Zhanna Samsonova  shpesh promovonte ushqim të papërpunuar në mediat sociale, ku ajo ishte e njohur për miliona ndjekësit e saj në TikTok, Facebook dhe Instagram me pseudonimin Zhanna D’Art.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Disa muaj më parë, në Sri Lanka, ajo dukej e rraskapitur. Nga atje, ajo shkoi në shtëpi për të marrë mjekim, por më pas iku përsëri. Kur e pashë në Phuket, u tmerrova”, tha një mik i saj për Newsflash.

 “Unë jetoja një kat mbi të dhe çdo ditë kisha frikë të gjeja trupin e saj të pajetë në mëngjes. E binda të kërkonte mjekim, por ajo nuk ia doli”, raporton një tjetër.