Studimet e mëparshme kanë këshilluar 7 deri në 9 orë gjumë gjatë natës, por studiuesit në një hulumtim të tyre të fundit kanë zbuluar se cilësia e gjumit është më e rëndësishme se sa kohëzgjatja.

Sipas studimit të fundit, njerëzit që nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm apo cilësor, kanë gati 3 herë më shumë mundësi që të preken nga gripi. Gjithashtu, gjumi cilësor, me lëvizje sa më të vogla në shtrat, ndikon direkt në forcimin e sistemit imunitar.

Profesori Neil Walsh, nga Universiteti John Moores i Liverpoolit, u shpreh se gjetjet e ekipit të tij duhet të ndryshojnë mënyrën se si duhet të mendojmë për gjumin dhe shëndetin.

“Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe fizik, ku përfshin edhe aftësinë për të luftuar infeksionet”, tha ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";