minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

‘Harruan’ të qeshnin pasi përdorën maskat e COVID, japonezët nisin kurset e buzëqeshjes

0
‘Harruan’ të qeshnin pasi përdorën maskat e COVID, japonezët nisin kurset e buzëqeshjes

Përdorimi i maskave gjatë pandemisë së Covid-19 në Japoni, ka bërë që njerëzit në masë të gjerë të jenë familjarizuar me to dhe të vazhdojnë t’i përdorin edhe pas shfuqizimit të detyrimeve nga qeveria.

Një sondazh nga transmetuesi publik japonez NHK muajin e kaluar tregoi se 55% e njerëzve mbanin maska po aq shpesh sa edhe në kohën kur udhëzimet e qeverisë ishin në fuqi gjatë pandemisë.

Ky fenomen ka bërë që qindra individë në Japoni të regjistrohen në klasa ku marrin leksione për të mësuar se si të buzëqeshin njëjtë si në kohën para Covid.

Himawari Yoshida ishte ndër të parët që e kuptuan se pas tre vitesh të vështira kishin harruar se si të vazhdonin jetën pa maska.

Advertisement

Nuk i kisha përdorur shumë muskujt e fytyrës gjatë COVID”, tha 20-vjeçarja.

Ajo tani paguan një “instruktor buzëqeshjeje” për t’a mësuar si të rifitojë atë. E reja shprehet për mediat se stërvitja po i shkon mire dhe do ta ndihmojë të përgatitet për të hyrë në tregun japonez të punës.

Yoshida dhe shokët e saj të klasës, kryesisht të rinj marrin leksione buzëqeshjeje nga Keiko Kawano, e cila në një ushtrim i bën ata të shihen në pasqyrë, duke shtrirë anët e gojës me gishtat e tyre.

Kawano ka krijuar kompaninë “Egaoiku”, përkthyer fjalë për fjalë në “Edukimi i Buzëqeshjes” dhe biznesi i saj ka parë një rritje të katërfishtë të kërkesës për leksione, me seancat e përveçme që kushtojnë 7,700 jen (44 £).

Advertisement

Unë mendoj se ka një nevojë në rritje që njerëzit të buzëqeshin“, tha ajo.

Ajo beson se shtetasit japonezë janë më pak të prirur për të buzëqeshur sesa perëndimorët për shkak të ndjenjës së tyre të sigurisë, një trend që u përkeqësua edhe më shumë nga përdorimi i maskave.

Në aspektin kulturor, një buzëqeshje do të thotë që unë nuk mbaj një armë dhe nuk jam një kërcënim për ju”, shtoi zysha e buzëqeshjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit