Hekurudha që ndan në gjysmë vargmalet apo gdhendjet 7 mijë vjeçare në shkëmbinj, vendet e reja në listën e UNESCO-s
By
Tempulli Kakatiya Rudreshwara (Ramappa), Telangana, IndiPaseo del Prado dhe Buen Retiro, Madrid, Spanjë. Kjo zonë historike e qytetit spanjoll të Madridit tani është një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.Zona Kulturore Ḥimā, Arabia Saudite: Arti i gdhendjes së shkëmbinjve që daton 7000 vjet më parë karakterizon këtë zonë të Arabisë.Qytetet e Mëdha “Spa” të Evropës: Një seri qytetesh në të gjithë Evropënari Cordouan, Francë: Ky far imponues gëlqeror në Francën jugperëndimore u fut në listën e UNESCO-s këtë vit.Mathildenhöhe Darmstadt, Gjermani: Kolonia e Artistëve në Darmstadt daton në fund të shekullit të 19-të dhe tani është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.Afresk i shekullit të XIV të Padovës, ItaliHekurudha Trans-Iraniane, Iran. Në listë është edhe kjo vepër e inxhinierisë: një hekurudhë që depërton në dy vargmale.Kisha e Atlantidës, Uruguaj: E përuruar në vitin 1960, kjo kishë moderniste është e njohur për përzierjen e stileve arkitekturore.Pamje të brendshme të kambanës në kishën e AtlantidësBenevolence, Belgjikë dhe Holandë. Ato u krijuan në shekullin XIX si pjesë e një eksperimenti të reformës sociale.Chankillo, Peru: Ky vend mahnitës – i vendosur në Perunë veriore – është një observator që dikur përdorej për të gjurmuar diellin në mënyrë që të përcaktonte datat gjatë vitit.Chankillo, Peru – Përfshin 13 kulla vëzhgimiXhamitë e stilit sudanez, Côte d’Ivoire: Këto tetë xhami të vogla prej qerpiçi janë një tjetër shtesë e re në listën e UNESCO-s.Uramanat, Iran: Një rajon malor dhe i izoluar i Iranit
Një hekurudhë dhjetëvjeçare që ndan në gjysmë vargmalet malore, arti i gdhendjes në shkëmbinj që daton 7000 vjet më parë, tempuj etj. – janë vetëm disa nga destinacionet mahnitëse të saporegjistruara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Pas disa ditësh diskutime, Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) ka votuar për të shtuar 33 vende të reja në listën e saj të vendeve të Trashëgimisë Botërore, deri më tani. Për shkak të pandemisë Covid-19, Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nuk u mblodh vitin e kaluar, kështu që sesioni i këtij viti, shqyrtoi nominimet nga viti 2020 dhe 2021.
Destinacionet duhet të plotësojnë një nga disa kriteret për të qenë pjesë e listës. Ato duhet të jenë “një dëshmi unike e një traditë kulturore ose e një civilizimi që është zhdukur”. Gjithashtu, mund të jenë “fenomene natyrore ose zona me bukuri të jashtëzakonshme natyrore”.
Cnn Travel, rendit në fotogalerinë e mësipërme disa nga këto destinacionet e kësaj liste të UNESCO-s, për vitin 2020-2021.