Hoteli luksoz me vagonë treni, i vendosur mbi urën gjigante

Hoteli më i veçantë në botë është hapur këtë javë. Ai është i përbërë nga vagonë treni, të vendosur mbi një urë gjigante në Parkun Kombëtar Kruger të Afrikës së Jugut.

Hoteli përbëhet nga 24 dhoma të ndërtuar në vagonë të një treni të viteve 1950, ndërsa u ofron vizitorëve një mënyrë të re për të parë jetën e egër në safari.

Një natë në hotelin, i cili ka edhe një pishinë me një pamje të jashtëzakonshme, ku duket se noton në ajër, nis nga 528 dollarë për person.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";