I dënuari me vdekje i mbijetoi 18 injeksioneve vdekjeprurëse, ndërroi jetë nga Covid-19

Një i dënuar me vdekje i mbijetoi 18 ekzekutimeve vdekjeprurëse përpara se të vdiste nga Covid-19. Sipas “Daily Star”, Romell Broom u shpua 18 herë, duke mos iu gjetur dot në asnjë rast një venë ku të futej doza.

I burgosuri ka kaluar 24 vite në pritje të ekzekutimit, pasi u dënua për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Tryna Middleton, në vitin 1984.

Ai gjithmonë ka pretenduar se është i pafajshëm, por testet e ADN-së nuk treguan se ishte i pafajshëm. Data e ekzekutimit të tij u la për në 15 shtator 2009, por nuk u arrit që të gjendej një venë e përshtatshme, pavarësisht dy orësh përpjekje.

Në këto kushte, duke qenë se nuk po gjenin një mënyrë për ta vrarë pa dhimbje, ekzekutimi u shty pa afat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më pas, pandemia e Covid-19 që përfshiu botën, i mori jetën edhe të dënuarit, në moshën 64-vjeçare.