“I kam shpëtuar për mrekulli përdhunimit”, gruaja gjermane tregon jetën me furgon nëpër Evropë

Një grua e cila la universitetin për të udhëtuar nëpër Evropë me një furgon ngjyrë rozë, ka treguar jetën e saj në rrugë, duke theksuar se “nuk është aspak e lehtë”.

28-vjeçarja Susi Cruz tregon se në një rast shpëtoi për mrekulli nga përdhunimi, ndërsa ngacmimet janë të shumta.

Gruaja nga Dyseldorfi, e cila eksperiencat e saj i poston në YouTube, ka udhëtuar 50 000 km në 10 shtete të ndryshme që kur la gjithçka për të udhëtuar me furgonin Volksëagen T3, të cilin e ka bërë shtëpi.

“Jeta në rrugë nuk është e thjeshtë. Kam pasur momente të këqija psikologjike, një aksident, jam ngacmuar seksualisht, i kam shpëtuar për mrekulli një përdhunimi, por nuk heq dorë dhe do të vazhdoj këtë stil jete”, thotë Susi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kam 3 vite që jetoj në furgon dhe jam rritur si njeri. Më parë studioja dhe punoja si kamariere, por doja një jetë që të më bënte të lumtur. Dua që me videot e mia nga Portugalia, Franca, Spanja apo Skocia të frymëzoj të tjerët”, tregon 28-vjeçarja.