Ideale për vjeshtën! Çizmet klasike që shkojnë me gjithçka në gardërobën tuaj

Është gjithmonë stili më i mirë i këpucëve të vjeshtës, kështu që nuk është çudi që gjithçka që mund të mendojmë tani janë çizmet. Megjithatë, me një bollëk stilesh të reja, ka shumë opsione për të zgjedhur. Kjo është arsyeja pse sot ne do t’i anashkalojmë të gjitha këto tendenca të reja për t’u fokusuar në një stil klasik të përjetshëm: çizmet “Chelsea”.

Çizmet e “Chelsea” datojnë në epokën viktoriane. Të veshura nga burrat dhe gratë, ato tradicionalisht kishin thembra të sheshta, majë të rrumbullakosur dhe arrinin pak mbi kyçet e këmbës. Vitet e fundit, megjithatë, silueta e tyre ka marrë shumë forma, por duke mos u larguar shumë nga origjinali.

Më sipër, ne po sjellim disa ide që mund t’i përqafoni edhe ju këtë vjeshtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";