Imazhet e rralla, publikohen fotografitë e para me ngjyra nga Marsi

NASA ka publikuar imazhe e para me ngjyra, të sondës “Perseverance” që u ul në Mars pas shkëputjes së saj nga orbita e planetit.

Mes fotografive gjendet edhe një shkrepje e realizuar gjatë ‘shtatë minutave të terrorit’ kur sonda hynte në atmosferën e Marsit dhe afrohej në sipërfaqe.

Sonda 2.2. miliardë dollarëshe preku sipërfaqen e Marsit të enjten pas një udhëtimi prej gati 500 milionë kilometrash dhe misioni i saj është kërkimi për shenja të jetës së lashtë në Planetin e Kuq.

Agjencia Amerikane e Hapësirës njoftoi se “Perseverance” është planifikuar të kalojë të paktën një vit marsian, ose dy vjet të Tokës, duke eksploruar zonën ku është ulur në shtratin e një liqeni të lashtë që dikur mbulonte kraterin Jezero.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";