Ironia e fatit, Meghan Markle dhe princ Harry akuzohen për racizëm

Dukesha e Sussex Meghan Markle dhe princ Harry akuzuan familjen mbretërore për racizëm, ndërkohë që për ironi të fatit po përballen me kritika për bashkëpunimin e tyre të ri me një kompani që shet kremra për zbardhjen e lëkurës.

Çifti njoftoi partneritetin me Procter & Gamble, e cila shet kremin “White Radiance”, e cila ka aftësi për të zvogëluar përqendrimin ose prodhimin e melaninës, e cila i jep lëkurës pigmentin që ka.

Kritikët kanë bërë thirrje që produkte të ngjashme të hiqen nga tregu, duke thënë se ato janë në vetvete raciste.

Shumë eskpertë mendojnë se dyshja ka përgjegjësi për të adresuar shqetësimet në lidhje me produktin dhe kompaninë, dhe bashkëpunimi me ta është një gabim i madh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";