Lajmi erdhi pothuajse i papritur, edhe për ata që njihnin mirë protagonistet e dasmës që do të zhvillohet më 2 korrik.

Behet fjalë për këngëtaren Paola Turci, një nga kantautoret më të vlerësuara italiane, dhe Francesca Pascale, ish e dashura e Silvio Berlusconit, e cila për 14 vjet radhazi ka ndjekur çdo hap të ish-kryeministrit italian, i cili më pas u lidh me deputeten Marta Fascina.

Dy personazhet  e njohura për publikun italian, Turci dhe Pascale, e kanë mbajtur historinë e tyre të dashurisë të fshehur deri dy vite më parë, kur u fotografuan në një jaht ku po shkëmbenin puthje, por asnjë deklaratë kishte ardhur nga palët.


<!–
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

–>

Berlusconi duket i lumtur me të dashurën e re 30-vjeçare, por për mediat rozë është “hakmarrje”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 Sot erdhi ndërkohë zyrtarizimi i dasmës që do të zhvillohet në prani të pak personave të zgjedhur, në Montalcino të Toskanës.