Një pikturë e realizuar nga Edvard Munch-i, që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore, e fshehur në një hambar nga nazistët, së bashku me një version të “The Scream”, është shitur për 20 milionë dollarë.

Piktura “Dance on the Beach”, gati 4 metra, i përkiste norvegjezit Thomas Olsen, i cili e kishte vendosur atë në anijen që lundronte nga Oslo në Newcastle. Pasi Gjermania pushtoi atdheun e tij në vitin 1940, Olsen e zbriti pikturën dhe e fshehu në një hambar në një pyll norvegjez, në mënyrë që nazistët të mos e gjenin. Olsen, i cili ishte një mik i Edvard Munch, fshehu edhe një version të pikturës së famshme “The Scream” atje.

Piktura “The Scream” u shit në vitin 2012 për një rekord prej 98 milionë paund. “Dance on the Beach” ishte ekspozuar vetëm dy herë që nga lufta dhe tani familja Olsen e shiti atë në ankandin e Londrës për 20 milionë dollarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";