Shqipëria është vendi i çudirave, jo vetëm për atë që vetë shqiptarët bëjnë në vendin e tyre, por edhe për mënyrën se si i afron të huajt për të qendruar dhe ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri.

Një rast konkret i kësaj është Roberta, nga Bergamo e Italisë. Si për ironi të fatit, Roberta erdhi nga një prej qyteteve më të zhvilluara të veriut të Italisë dhe ndjehet e lumtur dhe e arrirë në ëndrrën e saj në aspektin e biznesit dhe formimit profesional në Durrës.

Tashmë prej vitesh ajo jeton në qytetin bregdetar ku ka hapur edhe klinikën e saj estetike. Ajo tregon se si u lindi ideja për të jetuar në Durrës dhe natyrisht paragjykimet e shumta nga miqtë e saj italianë për zgjedhjen që bëri.

Përshtatja me realitetin shqiptar nuk ka qenë e lehtë, që nga mënyra se si ndërvepron komunitetit këtu me ambientin e përbashkët dhe ruajtjen e pastërtisë, e deri tek sorollatjet nëpër zyra për të marrë shërbimin e duhur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tanimë që Roberta i ka mësuar të gjitha “hilet”, ajo arrin të përcaktojë edhe kulturën e shqiptarëve për punën si dhe mënyrën se si në Shqipëri jetohet, duke pranuar shqiptarizmin e saj në disa aspekte të jetës.

Roberta duket se ka ndikuar që të paktën miqtë e saj të ndërrojnë mendim për Shqipërinë.

Dhe pas këtyre viteve Roberta e ka të qartë të ardhmen e saj, natyrisht në Shqipëri, ku ajo nuk fsheh që ndjehet e lumtur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";