Akademia e njohur ndërkombëtare “T4 Education” ndau çmimet për institucionet arsimore më të mira në botë. Ato janë: Shkolla Dunoon në Skoci që fitoi kategorinë bashkëpunimi me komunitetin; Shkolla Emilia Lascar në Kili, që mori çmimin e inovacionit; Shkolla e Mesme Bonuan Bukuig në Filipine, që u vlerësua me çmimin për mjedisin; ndërsa nisma Uakadogo në Ugandë triumfoi në kategorinë e tejkalimit të vështirësive pasi menaxhoi dy klasa me 450 nxënës; dhe në fund Shkolla e Mesme e Çikagos në SHBA. Kuri Metropolitan u vlerësua me çmimin e mbështetjes së jetës së shëndetshme me gjithëpërfshirje mes komuniteteve.

5 shkollat më të mira do të ndajnë shpërblimin financiar prej 250 mijë dollarësh, fond I cili do të përdoret për të mbështetur nxënësit dhe komunitetet.

Akademia “T4”, e cila u themelua gjatë pandemisë koronavirus, bën bashkë mësues nga e gjithë bota përmes një platforme digjitale ku diskutohen mjetet dhe nismat e reja për edukimin e brezave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";