Ka 16 gra dhe 151 fëmijë, 66-vjeçari: Dua ta shtoj familjen

Një burrë, i cili ka 16 gra dhe 151 fëmijë, thotë se kërkon që të shtojë familjen.

Misheck Nyandoro, nga Zimbabve, thekson për “The Herald” se puna e tij me kohë të plotë është që të kënaqë gratë e tij, duke shtuar se po kërkon më të reja, pasi ato të vjetrat e kanë të vështirë që t’i mbajnë ritmin.

Ndërkohë, sipas tij, janë fëmijët ato që e “bombardojnë” me dhurata, duke e lejuar që të bëjë një jetë luksoze.

“Po bëj projektin tim të poligamisë. E kam nisur në vitin 1983 dhe nuk do të ndalem derisa të vdes. Aktualisht, po planifikoj dasmën time të 17-të. Të gjitha gratë e mia gatuajnë dhe unë ha vetëm ushqime të shijshme. Nëse gatimi nuk është në standardin e duhur, e hedh në plehra. Ato i dinë rregullat dhe nuk inatosen kur ia hedh në plehra atë që kanë gatuar, por mësojnë që herën tjetër të gatuajnë më mirë”, tregon afrikani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në lidhje me rregullat në shtrat, 66-vjeçari tha: “Kam bërë një grafik që të kënaq minimumi 4 gra në natë. Shkoj në dhomën e gjumit sipas grafikut, e kënaq gruan dhe pastaj kaloj te dhoma tjetër. Përshtatem sipas moshës, në dhomën e gjumit sillem ndryshe me gratë e reja dhe ndryshe me të vjetrat. Kjo është puna ime, nuk kam punë tjetër”.