
Një i moshuar nga Brazili ka hyrë në librin e rekordeve Guinness pasi ka ndjekur në stadiume kombëtaren e tij në plot 11 turne të Kupës së Botës.
75 vjeçari Daniel Sbruzzi nga Sao Paolo për herë të parë ndoqi Brazilin në Kupën e Botës që u mbajt në Argjentinë në vitin 1978, ndërsa Botërori i Katarit është i 11-i për të.
Sbruzzi tregon se në shtetet që ai vizitoi gjatë Botërorëve ka çuar dhe një pjesë të traditës së vendit të tij gjatë karnavaleve, ku shfaqej në stadium i veshur si femër.
Por në Katar ai nuk mund ta bënte këtë gjë për shkak të kodit të veshjes së turneut.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Braziliani shpreson që ta thyejë sërish këtë rekord duke marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila mbahet njëkohësisht në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.