Mathew Williams i ofroi ndjekësve një koleksion krejt ndryshe për burrat dhe gratë, në vjeshtën dhe dimrin e këtij viti.

“Givenchy”prezantoi koleksionin e ri të titulluar “Kaos i Organizuar”, me drejtorin artistik të shtëpisë franceze të modës, që ofron për sezonin e ardhshëm, veshje larg perfeksionit të së bukurës, por shumë tekno dhe origjinal.

Lëkurë, dantellë, xixa e gurë, stile të guximshme për përditshmërinë e të të çmendura për mbrëmjet, pellushë të mëdhenj apo palltot e gjata, janë domosdoshmëria për të qenë në modë.

35-vjeçari William i qëndroi besnik markës franceze, por duke i dhënë brand-it këtë vit, edhe pak shije amerikane, në një ndërthurje në materiale dhe vetë kulturës europiane, duke mos ikur shumë larg modës së luksit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjyrat që dominuan sfilatën, të prezantuar virtualisht ishin e zeza, e bardha dhe ngjyra gri, në shumë pak raste të miksuara me ngjyrat e tjera të tokës.