Fotot e nxënësve filipinas që mbajnë “kapele antikopje” gjatë provimeve janë bërë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar shumë komente dhe debat.

Mësuesja që e pati këtë ide për nxënësit e saj në një gjimnaz në qytetin Legazpi tha për BBC se po kërkonte “një mënyrë argëtuese” për të garantuar “integritetin dhe ndershmërinë” në orën e saj të mësimit.

Mary Joy Mandane-Ortiz theksoi gjithashtu se ideja ka qenë “shumë efektive”.

“Fillimisht, u thashë të bënin një kapele të thjeshtë me letër. Por, për 5 minuta nisën të bënin kapele me çfarëdo që të gjenin vërdallë dhe me lloj-lloj dizajnesh”, tha mësuesja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fotot që ajo u bëri nxënësve të saj kanë marrë mijëra pëlqime në Facebook.