Një grup prej katër personash luftuan për rreth 6 orë për të nxjerrë në breg një aligator gjigant nga lumi Yazoo në Misisipi.

Në periudha të caktuara të vitit lejohet gjuetia e aligatorëve si pjesë e një nisme për të ulur numrin e tyre në Misisipi. Megjithatë, zvarraniku i fundit ishte një surprizë e madhe pasi ka një gjatësi 4,2 metra dhe peshon më shumë se 360 kilogramë.

Menjëherë sapo është postuar një foto e përbindëshit në Facebook është bërë virale, ndërsa me qindra kanë qenë komentet. “Një përbindësh”, shkruan dikush. “Ky është dinosauri i vërtetë”, komenton një tjetër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";