Një restorant tradicional në Tajvan ka krijuar një meny të veçantë të quajtur “Këmba e Godzillës”, ku duket se krijesa e famshme e filmave japonezë do të dalë nga pjata dhe do t’iu kapë.

Pjata, e cila ofrohet në qytetin Douliu në jug të Tajvanit, mes shumë përbërësve ka edhe një krah krokodili.

Pronari i restorantit, Chien, tha për CNN Travel se në pjatë ka vezë thëllëze, mish derri, misër, kërpudha, erëza të ndryshme dhe këmbë krokodili, specifikisht të përparmen.

Chien shpjegoi që, duke qenë e vështirë për të siguruar këmbë krokodili, çdo ditë mund të shërbehen vetëm dy pjata të tilla, që kushtojnë 50 dollarë secila.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për të krijuar këtë recetë duhet shumë punë. Pasi pastrohet, këmba e krokodilit fërkohet me alkool dhe një përzierje erëzash djegëse, si dhe xhinxher, hudhër e qepë të njoma. Më pas, qëndron e marinuar për 2 orë. Deri në përgatitjen finale, duhen 3 orë.

“Shumë klientë thonë që mishi i krokodilit ngjason me atë të pulës, por është më elastik dhe më i butë”, thotë Chien.

Për të shijuar këtë delikatesë, lista e pritjes është e gjatë. Sipas Chien, deri në fund të gushtit nuk ka më vende të lira në restorant.

Në Tajvan është e ligjshme që të konsumohet mishi i krokodilit e madje edhe të rritet në ferma për këtë qëllim, për shkak se nuk është pjesë e listës së specieve në rrezik zhdukjeje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";