Nuk ka njeri që punon që nuk qahet për mungesën e kohës së lirë. Përditshmëria e sotme është plot stres dhe takime të shumta, ku momentet e lira duken një luks i paarritshëm, në disa raste.

Por kjo kategori personash ndoshta do të ngushëllohet nga rezultatet e një studimi të kryer ndër vite nga universiteti i Pensilvanisë¸ dhe të botuara në revistën prestigjioze Journal of Personality and Social Psychology,

Sipas studimit, që ka përfshirë rreth 35 mijë persona në SHBA, një periudhë e gjatë pa angazhime dhe punë dëmton shëndetin, ose të paktën cilësinë e të jetuarit.

Sipas përgjigjeve të intervistuarve, periudha ideale ditore e kohës së lirë nuk duhet të zgjasë më shumë se dy orë. Një periudhe më e gjatë, sjell pasoja negative mbi organizmin, që shfaqet me një ndjesi pakënaqësie më të theksuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas autores kryesore të studimit, Marissa Sharif, “ kjo vjen nga fakti se me një periudhë të gjatë kohe në dispozicion, njerëzit ndjejnë një mungesë produktiviteti, dhe ndihen të padobishëm”.